Rezultatet preliminare të konkursit në studimet themelore (afati plotësues) të vitit akademik 2025/2026 - Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike

12 Shtator 2025
SHARE

Rezultatet preliminare të konkursit në studimet themelore të vitit akademik 2025/26 - Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, i gjeni në linqet e më poshtme sipas programeve:


Vërejtje: Kandidatët të cilët sipas rezultatit preliminare renditen si kandidatë të papranuar, mund të paraqesin ankesë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike. 

Ankesat pranohen në Arkivin e Fakultetit Inxhinierisë Mekanike, me datë 15.09.2025 ( e hënë) dhe 16.07.2025, (e martë) deri në ora 16:00, Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen.

Shqyrtimi i ankesave bëhet nga Komisioni për shqyrtimin e ankesave, ditën e mërkurë,  me datë 17.09.2025, duke filluar nga ora 09:00

Informatë: Regjistrimi i kandidatëve të pranuar bëhet në Adiministraten Qendrore të UP-së (ndërtesa e Bibliotekës Universitare) më 22 Shtator 2025 prej orës 09:00 - 12:00 dhe 13:00 - 15:00.

Dokumentet e nevojshme janë:

  •  Fletëregjistrimin e plotësuar i cili nxirret nga faqja https://apliko.uni-pr.edu
  •  Dy fotografi( formati 4.5 x 6 cm) sipas normave dhe rregullave për dokumente personale.
  •  Sipas UA (MASHTI) Nr. 09/2021, të gjithë studentët që fillojnë studimet në Universitetin e Prishtinës lirohen nga pagesa e tarifës së shkollimit kur e regjistrojnë semestrin për herë të parë.