Të nderuar studentë të FIM,
📌 Fillimi i vitit akademik 2025/2026
Mësimi fillon më 15 Shtator 2025.
Pritja zyrtare e studentëve mbahet më 15.09.2025 nga ora 10:00 në Amfiteatrin 414.
📌 Shpërndarja e ID kartelave
-
Studentët e vitit të parë (afati i parë) mund t’i marrin ID kartelat në po të njëjtën ditë, pranë referentit përkatës (aty ku kanë dorëzuar dokumentet), në këto orare:
⏰ 10:00 – 12:00 dhe 13:00 – 15:00.
-
Studentët e pranuar në afatin plotësues do të njoftohen me kohë për shpërndarjen e ID kartelave.
📌 Qasja në SEMS
👉 https://studenti.uni-pr.edu/Account/Login
-
Përdoruesi: Numri i ID-së
-
Fjalëkalimi: Numri personal (pas qasjes, caktoni një fjalëkalim të ri për përdorim të mëtejmë).
📌 Orari i mësimit
Orarin e plotë të mësimit mund ta gjeni në linkun vijues:
👉 https://fim.uni-pr.edu/page.aspx?id=1,48
✨ Ju urojmë shëndet e shumë suksese në studime!