Njoftim - Regjistrimin e Semestrit Dimëror të vitit akademik 2025/26

08 Shtator 2025
SHARE

Të nderuar studentë
Ju njoftojmë se afati për regjistrimin e semestrit dimëror të vitit akademik 2025/26, për studentët e të gjitha niveleve të studimit, do të jetë i hapur në Sistemin Elektronik për Menaxhimin e Studentëve (SEMS) prej datës 05.09.2025 deri më 30.09.2025.

·  Për studentët që ndjekin semestrin për herë të parë, regjistrimi do të kryhet automatikisht nga Departamenti i Teknologjisë Informative. 

·  Për studentët aktivë në vitet vijuese, regjistrimi do të bëhet sipas kushteve dhe kritereve të njëjta sikurse për vitin akademik 2024/25, të përcaktuara me vendimet respektive të Senatit të UP-së.

 

Nga Dekanati,