Njoftohen të gjithë kandidatët të cilët janë të interesuar për transfer nga Universitetet e tjera publike në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike – Universiteti i Prishtinës, studentët aktiv në FIM të cilët kalojnë nga planprogramet paraprake në planprogramet e reja si dhe studentët me provime diferenciale, se afati për aplikim për transfer dhe për njohje të provimeve është nga 01.09.2025-12.09.2025.
Formulari i kërkesës merret tek shërbimi studentor dhe i njëjti me dokumentet gjegjëse kompletohet, arkivohet dhe dërgohet fizikisht në zyrën e prodekanëve si dhe në formatin elektronik në adresën: [email protected]
Dokumentet mbi të cilët hartohet kjo thirrje:
Bazohet në Statutin e Universitetit të Prishtinës dhe në Rregulloren për studimet Baçelor.



Kandidatet duhet të paraqesin këto dokumente:
1. ID,
2. Certifikatën e notave,
3. Vërtetimin e statusit të studentit,
4. Plan programin e studimeve dhe
5. Vendimin mbi akreditimin e Fakultetit nga vjen kandidati/ja.
Vërejtje:
Asnjë dokument shtesë pas përfundimit të afatit për aplikim nuk do të pranohet si dokument për shqyrtim!
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike