FIM nënshkruan memorandume mirëkuptimi me Sigma Technology Group-Suedi dhe me Appbites -Partnerin në Kosovë

03 Shkurt 2025
SHARE

Me datë 31 janar 2025, Dekani i FIM-it, Profesor Mirlind Bruçi, nënshkroi memorandum bashkëpunimi me zëvendës presidentin e Sigma Technology Group, Niklas Marmros, ndërsa po të njejtën ditë nënshkroi gjithashtu një memorandum me udhëheqësin e kompanisë Appbites- pjesë e kompanisë amë, Sigma Technology, Arianti Pajaziti.

Sigma Technology Group është një kompani ndërkombëtare e konsulencës teknologjike që ofron mundësi të shkëlqyera për zhvillimin e teknologjisë dhe ka një gamë të gjerë shërbimesh që përfshijnë zhvillimin e softuerëve, dizajnimin e sistemeve të integruara dhe zgjidhje digjitale. Fakti që Sigma Technology Group ka një prani ndërkombëtare në shumë shtete, duke përfshirë Suedinë, Hungarinë, Kinën, Norvegjinë, Gjermaninë, Kosovën dhe Ukrainën, tregon që ky bashkëpunim mund të hapë dyer për mundësi të mëdha profesionale dhe shkëmbime ndërkombëtare për studentët. Veçanërisht, pjesëmarrja në projekte inovative dhe zhvillimi i zgjidhjeve teknologjike mund të sjellë një ndikim të madh për aftësitë dhe përgatitjen profesionale të studentëve.

 Appbites është bërë me shpejtësi një forcë shtytëse në skenën e zhvillimit të softuerit në Kosovë e cila ofron paketë gjithëpërfshirëse shërbimesh, duke përfshirë zgjidhje softuerike të personalizuara, dizajn të arkitekturës së reve kompjuterike për të ardhmen, sigurim rigoroz të cilësisë dhe këshillim strategjik për zinxhirin e bllokut.

 Ky memorandum bashkëpunimi i nënshkruar nga Dekani i FIM-it, Prof. Mirlind Bruçi, me përfaqësuesit e dy kompanive të rëndësishme, Sigma Technology Group dhe Appbites, është një hap i rëndësishëm për forcimin e lidhjeve mes akademisë dhe industrisë në Kosovë. Bashkëpunimi me Sigma Technology Group dhe Appbites ofron mundësi të shkëlqyera për studentët dhe stafin e FIM-it të angazhohen në projekte inovative dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale në një gamë të gjerë fushash, përfshirë zhvillimin e softuerit, infrastrukturën IT, dhe teknologjitë e reja si zinxhirët e bllokut.