Këtë fillimjavë, dekani i FIM, Mirlind Bruçi së bashku me prodekanen Arlinda Alimehaj Rrecaj, pritën në zyret e tyre themeluesen dhe drejtuesen e kompanisë për ngrohje dhe klimatizim Comfort Clima, inxhinieren dhe biznesmenen e suksesshme në fushën e Termoenergjetikës dhe Energjisë së Ripërtërishme Mimoza Mjekiqi Shahini. Znj. Mjekiqi Shahini ka lansuar në vitin 2015 kompaninë Comfort Clima, fillimisht si një operacion me një grua, dhe mbi nëntë vjet, drejton projekte të rëndësishme në mbarë Kosovën, duke përfshirë një kompleks të madh zyrash, një sërë ndërtesash hotelesh, qendra tregtare, e kështu me radhë - duke trajtuar gjithçka nga projektimi deri te puna në terren.
Qëllimi i takimit ishte nënshkrimi i një memorandumi të përbashkët të cilin e realizuan në prani të prodekanes për bashkëpunim ndërkombëtar , Arlinda Alimehaj Rrecaj dhe prodekanes për çështje mesimore, Bukurije Hoxha.
Bashkëpunimi sipas këtij Memorandumi do të realizohet nëpërmjet:
- Krijimi i programit të mentorimit për studentët e FIM me mentoren gjegjësisht drejtuesen e Comfort-Clima, me ekspertizë të shquar në fushën e Termoenergjetikës dhe Energjisë së Ripërtërishme për ofrim të këshillave, udhëzimeve dhe ndihmë në zhvillimin e tyre të karrierës.
- Shfrytëzimit të hapësirave dhe sallave të FIM me paralajmërim dhe dakordim paraprak për qëllime të Comfort-Clima.
- Trajnime nga Comfort-Clima për studentet nëngritjen e shkathtësive të tyre të buta (soft skills), duke përfshirë ngritjen eshkathtësive të prezantimit, punës ekipore, komunikimit, sipas kërkesave të tregut të punës në sektorin përkatës.
- Bashkëpunimit në mentorimin e studentëve të FIM në fushën Termoenergjetikës dhe Energjisë së Ripërtërishme gjatë praktikës profesionale
- Bashkëpunimit nëpërmjet trajnimeve, seminareve, konferencave, vizitave studimore të përbashkëta, në nivel vendor dhe ndërkombëtar për promovimin e studentëve në nivel sa më të madh në sektorin e termo energjetikës dhe energjisë së ripërtërishme.
- Mundësisë së angazhimit të studentëve në praktikë në Comfort-Clima, (numri i studentëve njëkohësisht, orari i angazhimit dhe kompenzimi mujor bëhen sipas një ujdije paraprake në mes të palëve te kësaj MoU),