Javën që shkoi Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike nënshkroi memorandum mirëkuptimi me Shoqatën e Grave në Sektorin e Energjisë në Kosovë (AWESK), përmes së cilit parashihet një bashkëpunim reciprok, përkrahje, fuqizim dhe avansim I vajzave/grave, gjegjësisht studenteve të dhe pa diplomuara në STEM (Science, Technology, Engineering and Mathematics) dhe në sektorin e energjisë në përgjitësi.
Bashkëpunimi sipas këtij Memorandumi do të realizohet nëpërmjet:
- Sesioneve Informuese për promovimin dhe orientimin në karrierë për studentet e FIM nëfushateEnergjisëngainxhinieretprofesionistesi“role models”,dukeprezantuar mundësitëepunësimittëtyrenësektorinpublikdhenësektorin privatpas diplomimit.
- Shfrytëzimit të hapësirave dhe sallave të FIM me paralajmërim dhe dakordim paraprak për qëllime të AËESK.
- Trajnime nga anëtaret profesioniste të AËESK për studentet nëngritjen e shkathtësive të tyre të buta (soft skills), duke përfshirë ngritjen eshkathtësive të prezantimit, punës ekipore, komunikimit, sipas kërkesave të tregut të punës në sektorin përkatës.
- Bashkëpunimit në mentorimin e studenteve të FIM në fushën STEM dhe të Energjisë gjatë praktikës profesionale në organizatat e sektorit (publik dhe privat) të energjisë.
- Bashkëpunimit nëpërmjet trajnimeve, seminareve, konferencave, vizitave studimore të përbashkëta, në nivel vendor dhe ndërkombëtar për promovimin e gjithëpërfshirjes së vajzave në nivel sa më të madh në sektorin e energjisë.
-
- Bashkëpunimit në promovimin e aktiviteteve të AWESK-ut në ëeb-faqen e fakultetit nëgrupinestudentevenërrjetetsocialemeqëllimtë informimit tëtyre për ekzistencën e shoqatës,njohjen meobjektivat e punës së saj si dhe të ofrimit të mundësisëë anëtarësimit tëtyre nëshoqatë. Anëtarësimi ju mundësonpjesëmarrjen nëpër ngjarje të ndryshme nga dhe rrjetëzimin me akterë tjerë relevant nga fusha e energjisë se rinovueshme.
- Bashkëpunimi në aplikimin dhe implementimin e projekteve të ndryshme konkurruese kombëtare dhe ndërkombëtare