Më 28.10.2024, nga ora 10:00-10:50, në zyrën qendrore të ProCredit Bank Kosova, u mbajt një takim mes përfaqësuesve të ProCredit Bank dhe nga FIM Dekani Prof. Dr. Mirlind Bruçi dhe Prodekani për Shkencë, Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Lidhje me Industrinë Prof. Asst.Dr. Arlinda Alimehaj Rrecaj. Diskutimi u fokusua në mundësitë e bashkëpunimit për mbështetjen e studentëve.
- Praktika 3-6 muaj për dy studentë në departamentin për qëndrueshmëri, me pagesë 350 EUR. Brenda vitit, mund të ofrohen praktika për katër studentë.
- Vizita në ProEnergy dhe sesione informuese për srudentë
- Mbështetje financiare dhe sponsorizime, pjesëmarrje e bankës në evente të organizuara nga FIM më 5 nëntor dhe në kongresin e inxhinierëve në prill 2025.
- Pjesëmarrjen e bankës në evente të ndryshme të orgaizuara nga FIM, ne linjë me këtë konfirmojmë pjesëmarrjen e 1-2 personave në eventin e datës 5 nëntor.
- Mundësia e mbajtjes së ligjëratës në fakultet për tema si efiçienca e energjisë, energjia e rinovueshme, emetimet e CO2, rreziqet mjedisore dhe sociale të bizneseve të ndryshme, etj.; si dhe sesione informuese lidhur me mundësitë e punësimit dhe praktikës në ProCredit.