Sot, më 1 tetor 2024, Dekani i ri i Fakultetit, Prof. Dr. Mirlind Bruçi, së bashku me ekipin e prodekanëve, morën zyrtarisht detyrën e re në një ceremoni të mbajtur në ambientet e fakultetit. Me këtë rast, Dekani Bruçi shprehu falënderimet e tij për besimin e dhënë dhe shpalosi vizionin për të ardhmen e fakultetit, duke theksuar rëndësinë e inovacionit në proceset akademike dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Në fjalën e tij, Dekani theksoi se ekipi i ri do të fokusohet në zhvillimin e strategjive për përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, si dhe në krijimin e mundësive të reja për studentët dhe stafin akademik. Prodekanët, të cilët gjithashtu morën detyrën, do të luajnë një rol kyç në zbatimin e këtyre strategjive dhe në mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm të fakultetit.
Kjo ditë shënon fillimin e një kapitulli të ri për fakultetin, ku përkushtimi ndaj përparimit akademik dhe inovacionit do të jetë në qendër të çdo iniciative.