Prof.Dr. Mirlind Bruçi është zgjedhur Dekan i ri në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike

27 Prill 2024
SHARE

Me datën 23.04.2024 Këshilli i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike si organi më i lartë zgjodhi me shumicë të votave për Dekan Prof. Dr. Mirlind Bruçi. Dekani i zgjedhur Prof. Bruçi, pasi falënderoj anëtarët e Këshillit të Fakultetit për besimin e dhënë, tregoj përkushtimin e tij për të bashkëpunuar me studentët, stafin, industrinë, palët me interes dhe partnerët tanë me qëllim të ngritjes së cilësisë së studimeve, rritjes së bashkëpunimit me sektorin privat dhe rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar. Do të punojmë me përkushtim, nderë, qasje bashkëpunuese e profesionale me të gjithë, duke zbatuar statutin e Universitetit dhe kornizën ligjore të arsimit të lartë.

Plani i Dekanit Prof. Bruçi për 4 vitet e ardhshme, përqendrohet në këto elemente kryesore: 

 • ngritje e cilësisë së mësimdhënies;

 • përmirësim i kushteve të studimit për studentë;

 • inovacion, hulumtim dhe kërkim shkencor;

 • fuqizim i Institutit të FIM, si lider në UP;

 • rritje e bashkëpunimit me industrinë dhe

 • ndërkombëtarizim dhe rrjetëzim i fakultetit.