Njoftim: Thirrja e tretë për bursa nga Fondacioni Shqipe Luzha Heroi është hapur!

11 Nëntor 2025
SHARE

Aplikimi për Bursa për vitin Akademik 2025/2026 është hapur. Këtë vit Fondacioni “Shqipe Luzha Heroi” do të ndaj 4 bursa në vlerë prej 800 Euro për bursë për studentët e FIM.

Kriteret për Aplikim për Bursa

Për nder të datëlindjes së Shqipe Luzha Heroi, me 24 Dhjetor, do të bëhet përzgjedhja e bursisteve të reja nga Fondacioni ynë për vitin akademik 2025/2026.

Konkursi është i hapur nga data 10 Nëntor deri më 10 Dhjetor 2025.

Të drejtë aplikimi kanë të gjitha studentet e vitit të 2-të dhe të 3-të të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës. Këtë vit Fondacioni “Shqipe Luzha Heroi” do të ndaj 4 bursa në vlerë prej 800 Euro për bursë.
Për tu konsideruar për bursë, kandidatet e interesuara duhet të sigurohen që:

  • Plotësojnë formën e aplikimit në faqen zyrtare të Fondacionit këtu
  • Të mos jenë përfituese të ndonjë burse tjetër
  • Të jenë studente të rregullta
  • Të jenë shtetase të Republikës së Kosovës