FIM në takimin e Alumni të Universitetit të Prishtinës

02 Tetor 2025
SHARE

Nën moton “Nga Kujtimet drejt së Ardhmes”, më 1 tetor, në oborrin e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës u mblodhën ish-studentë të gjeneratave të ndryshme, të cilët kanë ndërtuar karriera të suksesshme në Kosovë dhe në mbarë botën. Qëllimi i këtij takimi ishte rikrijimi i lidhjeve mes tyre dhe forcimi i bashkëpunimit me institucionin ku nisi rruga e tyre akademike.

Takimi i udhëhequr nga Rektori Prof. Arben Hajrullahu, u shndërrua në një moment të ngrohtë rikthimi. Universiteti i mirëpriti ish-studentët “në shtëpi”, duke theksuar se UP-ja vazhdon të shkëlqejë për më shumë se 55 vjet, falë atyre që janë dhe kanë qenë pjesë e saj. Ky aktivitet shënoi gjithashtu fillimin zyrtar të Shoqatës Alumni të Universitetit të Prishtinës (Alumni UP).

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, me krenari u përfaqësua nga alumnët tanë të dalluar:
Prof. Dr. Zamir Dika, Arlinda Elezi, Qendrim Tara, Bleritë Gara, Hamit Mavriqi, Bujar Istogu, Skender Isufi, Avdulla Jasiqi, Prof. Dr. Shaqir Elezi, Prof. Dr. Kemajl Stuja, dhe Enver Osdautaj.

Rrugëtimi i tyre profesional, që përfshin fusha si ndërmarrësia, shkenca, industria dhe shërbimi publik, përfaqëson frymën dhe vlerat e Universitetit të Prishtinës.