Praktika profesionale në FIM lidhet me industrinë dhe tregun e punës

21 Maj 2026
SHARE

Kompania ENRAD, është një nga prodhuesit kryesorë të radiatorëve panel dhe gypor në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit.

ENRAD operon me reparte prodhimi dhe zyra administrative në mbi 15,000 m² hapësirë të mbyllur, ndërsa shtrihet në një sipërfaqe totale prej 5.2 hektarësh. Gama e produkteve përfshin radiatorë panel dhe gyporë, kaldaja elektrike, radiatorë elektrikë me vaj, kolektorë solarë dhe pajisje termoteknike, të cilat eksportohen në tregjet rajonale dhe evropiane.

Mbi 200 punëtorë dhe profesionistë janë pjesë e ENRAD-it, ndërsa produktet e saj janë prezente në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Kroaci, Bosnje e Hercegovinë, Slloveni, Greqi, Serbi, si dhe në tregjet e Evropës Perëndimore, përfshirë Gjermaninë dhe Austrinë.

Bashkëpunimi i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike me kompani të tilla paraqet një mundësi të rëndësishme për studentët që të zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale në mjedise moderne industriale dhe të përgatiten për tregun vendor dhe ndërkombëtar të punës.

Këshilli i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike ka miratuar rregulloren për praktikën profesionale të studentëve (Linku Rregullores), e cila përcakton mënyrën e organizimit, realizimit, mbikëqyrjes, mentorimit dhe vlerësimit të praktikës profesionale në kuadër të fakultetit.

Kjo rregullore synon të fuqizojë ndërlidhjen ndërmjet njohurive teorike dhe praktikës profesionale në industri, duke kontribuar në zhvillimin e kompetencave profesionale, teknike dhe ndërdisiplinore të studentëve, në përputhje me standardet evropiane të arsimit të lartë dhe kërkesat e tregut të punës.

Përmes praktikës profesionale synohet:
• zhvillimi i aftësive praktike të studentëve në mjedise reale të punës;
• forcimi i bashkëpunimit ndërmjet fakultetit, industrisë dhe institucioneve relevante;
• përgatitja e studentëve për integrim profesional dhe punësim në tregun vendor dhe ndërkombëtar;
• promovimi i inovacionit, transferit të teknologjisë dhe zhvillimit profesional;
• ndërlidhja e praktikës profesionale me projektet zhvillimore, temat seminarike dhe temat e diplomës.

Praktika profesionale konsiderohet pjesë integrale e procesit mësimor dhe do të realizohet në përputhje me rezultatet e të nxënit të programeve studimore të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike:

• Prodhimtari dhe Inxhinieri Industriale;
• Termoenergjetikë dhe Energji e Ripërtëritshme;
• Dizajn Inxhinierik dhe Automjete;
• Komunikacion dhe Transport;
• Mekatronikë.

Realizimi i praktikës profesionale do të bëhet në kompani dhe institucione me të cilat Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike ka nënshkruar paraprakisht memorandum bashkëpunimi (MoU), duke krijuar mundësi konkrete për zhvillim profesional dhe përfshirje të studentëve në projekte reale të industrisë.

Kompanitë anembanë Kosovës po mbështesin studentët e FIM-së në realizimin e praktikës profesionale. Një shembull konkret është kompania “Elsam” nga Gjilani, e cila i ka mundësuar studentes së vitit të tretë, Elsa Kqiku, realizimin e praktikës profesionale me pagesë.

Një nga udhëheqësit e kësaj kompanie, inxhinier i diplomuar  Fatmir Rexhepi, është alumni i Universitetit të Prishtinës – Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, duke dëshmuar kështu lidhjen e vazhdueshme ndërmjet fakultetit dhe industrisë.