📢 NJOFTIM I PËRSËRITUR PËR INXHINIERËT E DIPLOMUAR – REGJISTRIMI SI PRAKTIKANTË

19 Maj 2026
SHARE

Të nderuar inxhinierë të sapodiplomuar,
Bazuar në Rregulloren për Regjistrimin, të Drejtat dhe Detyrimet e Praktikantëve në Fushën e Inxhinierisë dhe në vendimin e Bordit Drejtues të OIRK, ju njoftojmë se:
➡️ Çdo inxhinier i diplomuar pas datës 1 qershor 2025 duhet të regjistrohet si inxhinier praktikant në Odën e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës.
Ky hap është i detyrueshëm për të mundësuar përmbushjen e kushteve të rregullores dhe për të fituar të drejtën për licencim si inxhinier i pavarur.
📌 Procedura e regjistrimit përfshin:
Paraqitjen e aplikimit elektronik për regjistrim si praktikant në OIRK.
Përzgjedhjen e inxhinierit mbikqyrës ose caktimin nga Oda.
Lidhjen e kontratës së praktikës me inxhinierin mbikqyrës.
Kryerjen e praktikës për periudhën 1 ose 2 vjeçare (në varësi të nivelit të studimeve).
Respektimin e Kodit të Etikës, Ligjit në fuqi dhe akteve të Odës gjatë gjithë praktikës.
Pas përfundimit të praktikës dhe konfirmimit nga inxhinieri mbikëqyrës, praktikantit i lëshohet vërtetimi për praktikën, i cili është kusht i domosdoshëm për aplikim për licencë.
Për më shumë informata dhe për të lexuar të plotë rregulloren, klikoni këtu.