Të nderuar studentë,
Ju njoftojmë se më 20.05.2026 do të mbahet prezantimi i kompanisë MUNDA Kosova – furnizuesi i parë i miratuar nga Grupi Volkswagen në Kosovë.
📅 Data: 20.05.2026
🕐 Ora: 13:00
📍 Lokacioni: Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike
🏛️ Salla / Amfiteatri: A 414
MUNDA Kosova është një kompani moderne dhe dinamike prodhimi, e fokusuar në zhvillimin e teknologjive inovative për sistemet e ndriçimit të tekstilit. Kompania ka sjellë në Kosovë një qendër të avancuar prodhimi, duke kontribuar në zhvillimin e industrisë automobilistike dhe sektorëve të tjerë përmes produkteve më të sigurta, funksionale dhe të personalizuara.
Si një sipërmarrje e përbashkët ndërmjet kompanive AUNDE dhe MENTOR, MUNDA kombinon ekspertizën në dizajnin dhe teknologjinë tekstile me teknologjinë moderne të ndriçimit LED. Aktualisht kompania numëron mbi 250+ punonjës dhe është vazhdimisht në rritje.
Gjatë prezantimit, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të bisedojnë drejtpërdrejt me figura kyçe të kompanisë nga sektori i teknologjisë dhe burimeve njerëzore, duke u informuar më shumë rreth:
✅ mundësive të praktikës profesionale
✅ punësimit
✅ zhvillimit profesional në industri
Mirë se vini!