Të dashur studentë,
Me kënaqësi ju njoftojmë për aktivitetin e radhës të
Parlamentit Studentor – garën studentore
SIP-UP (Student Innovation Projects - University of Prishtina).
Ky aktivitet ka për qëllim rritjen e veprimtarisë kërkimore-shkencore të studentëve të Universitetit të Prishtinës. Përmes kësaj gare, studentët do të kenë mundësi të aplikojnë me projekt-propozimet e tyre, të cilat mund të realizohen në bashkëpunim me stafin akademik të Universitetit.
Parlamenti Studentor do të mbështesë me 800 euro projektin fitues. Aplikimet do të vlerësohen nga një komision i përbërë nga përfaqësues të menaxhmentit të Universitetit të Prishtinës dhe të Parlamentit Studentor.
Aplikimet mund të bëhen përmes eMail-it të Parlamentit Studentor:
[email protected], duke bashkëngjitur:
Vërtetimin që jeni student aktiv i UP-së;
Projekt-propozimin dhe letrën motivuese;
CV-në e bartësit dhe hulumtuesit.
Për detaje më të hollësishme rreth aplikimit dhe kritereve të vlerësimit, ju ftojmë të lexoni shpalljen zyrtare në PDF.
Afati i aplikimit do të jetë i hapur për një muaj nga data e shpalljes. (10 Maj 2026)
Ju inkurajojmë të merrni pjesë dhe të filloni angazhimin në kërkimin shkencor, i cili është baza kryesore për zhvillimin akademik dhe pasurimin e CV-së personale.
Për të qëndruar të informuar me aktivitetet, nismat dhe zhvillimet më të fundit të Parlamentit Studentor, ju ftojmë që përveç këtij njoftimi të ndiqni edhe faqen zyrtare të Parlamentit Studentor në
Facebook, ku publikohen rregullisht informata dhe aktivitete në interes të studentëve .