Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike prezantoi programet e studimit:
• Prodhimtari dhe Inxhinieri Industriale
• Termoenergjetikë dhe Energji të Ripërtëritshme
• Dizajn Inxhinierik dhe Automjete
• Komunikacion dhe Transport
• Mekatronikë
para maturantëve të IAAP “Rifat Gjota” në Pejë. Personeli i FIM u prit nga drejtori MSc Xhemajli Kastati dhe koordinatorja e Qendrës për Karrierë, Venera Berisha, së bashku me profesorët Teuta Mahmutaj, Haki Tolaj etj.
Gjatë prezantimit u theksua roli i rëndësishëm i inxhinierit mekanik dhe perspektiva e kësaj fushe në vend dhe në rajon. U potencua shkalla e lartë e punësimit, ku rreth 95% e të diplomuarve në këtë drejtim janë të punësuar.
Po ashtu, u prezantuan investimet e realizuara në laboratorë, të cilat kapin vlerën mbi 5 milionë euro gjatë viteve të fundit. Studentëve u ofrohet praktikë profesionale me pagesë gjatë studimeve, si dhe kushte moderne për zhvillimin e tyre akademik dhe profesional.

