FIM miraton Rregulloren për Standardin e Paraqitjes Profesionale dhe Sigurisë në Veshje

18 Mars 2026
SHARE

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, sot me datë 17.03.2026 ka miratuar Rregulloren për standardin e paraqitjes profesionale dhe sigurisë në veshje në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike .

Kjo rregullore rregullon standardet minimale të veshjes dhe paraqitjes për studentët, stafin akademik dhe administrativ në ambientet e fakultetit, përfshirë ligjëratat, ushtrimet, laboratorët dhe aktivitetet zyrtare. Ajo përcakton kërkesat për veshje të përshtatshme, ndalon veshjet e papranueshme dhe obligon përdorimin e pajisjeve mbrojtëse gjatë punëve praktike dhe laboratorike, me qëllim sigurimin e një mjedisi profesional, të sigurt dhe funksional.

Kjo nismë është në përputhje me misionin e Universitetit të Prishtinës për mbarëvajtje normale dhe të sigurt të procesit mësimor, duke kontribuar në rritjen e cilësisë, disiplinës dhe standardeve akademike në institucion.

423 26 Rregulloren për standardin e paraqitjes profesionale dhe sigurisë në veshje në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike