NJOFTIM PËR MATURANTËT – STUDENTËT E RINJ

09 Mars 2026
SHARE

Java e Orientimit

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike njofton të gjithë maturantët – studentët e rinj se gjatë javës së ardhshme do të organizohet JAVA E ORIENTIMIT, me qëllim njohjen e tyre me strukturën akademike, programet e studimit, stafin akademik dhe ambientet e fakultetit.

Gjatë kësaj jave, studentët e rinj do të kenë mundësi të informohen mbi planprogramet e studimeve, rregulloren akademike dhe shërbimet për studentë. Po ashtu, do të organizohen vizita në laboratorë, salla ligjëratash dhe në hapësira të tjera të fakultetit, në mënyrë që studentët të njihen më nga afër me mjedisin ku do të zhvillojnë studimet e tyre.

Pjesëmarrja në aktivitetet e orientimit rekomandohet për të gjithë maturantët – studentët e rinj, pasi përbën një hap të rëndësishëm për fillimin e suksesshëm të studimeve.

Programet e akredituara të studimeve – Bachelor (180 ECTS)

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike ofron këto programe studimi:

  • Prodhimtari dhe Inxhinieri Industriale
  • Termoenergjetikë dhe Energji të Ripërtëritshme
  • Dizajn Inxhinierik dhe Automjete
  • Komunikacion dhe Transport
  • Mekatronikë

Statistika dhe mundësi për studentët

  • Mbi 95% e të diplomuarve në nivelin BSc dhe MSc janë të punësuar.
  • Pjesëmarrja gjinore në studime:
    • 42% vajza dhe gra
    • 58% meshkuj