Oda e Inxhinierëve të Kosovës shënoi 4 Marsin – Ditën Botërore të Inxhinierëve

05 Mars 2026
SHARE

Oda e Inxhinierëve të Kosovës shënoi më 4 mars Ditën Botërore të Inxhinierëve, duke organizuar një sërë aktivitetesh me qëllim promovimin e rolit dhe kontributit të inxhinierëve në zhvillimin e shoqërisë.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve u organizua një tryezë diskutimi me panelistë nga fusha të ndryshme të inxhinierisë, ku u diskutua për sfidat dhe perspektivat e profesionit të inxhinierit. Tryeza u moderua nga inxhinierja e makinerisë Mimoza Mjekiqi Shahini.

Me këtë rast, Oda e Inxhinierëve të Kosovës nderoi post mortum dy inxhinierë të shquar të makinerisë, Nexhmedin Jagxhiu dhe Heset Cakolli, për kontributin e tyre të çmuar në zhvillimin e fushës së inxhinierisë së makinerisë me motivacion

 “Trashëgimia e kontributit tuaj në Inxhinierinë e Makinerisë vazhdon të fuqizojë brezat e ardhshëm.”

Kjo ngjarje shërbeu gjithashtu si një mundësi për të vlerësuar rolin e inxhinierëve në zhvillimin teknologjik, ekonomik dhe shoqëror të vendit, si dhe për të inkurajuar brezat e rinj që të ndjekin profesionin e inxhinierisë.