Diskutim mbi bashkëpunimin shkencor dhe angazhimin e studentëve në kompanitë Izraelite të nivelit global

26 Shkurt 2026
SHARE

Në një takim online tejet miqësor me shkëlqesinë e ti Roy Roznek, Konsull Nderi i Republikës së Kosovës në Izrael dhe Anëtar i  Federation of Israeli Chambers of Commerce, u trajtua mundësia e thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Gjatë bashkëbisedimit u diskutua konkretisht për krijimin e urave të bashkëpunimit për studentët, stafin akademik dhe inxhinierët e diplomuar, me qëllim që ata të japin kontributin e tyre shkencor dhe profesional në projekte hulumtuese dhe zhvillimore për kompani izraelite që operojnë në mbarë botën.

Ky bashkëpunim do të mundëson:

  • angazhim në projekte ndërkombëtare kërkimore-shkencore,
  • transferim të njohurive dhe teknologjisë,
  • zhvillim të kapaciteteve profesionale të studentëve dhe të diplomuarve,
  • si dhe forcim të lidhjeve akademi–industri në nivel global.

Diskutimi u zhvillua në frymë të hapur dhe konstruktive, me gatishmëri për të konkretizuar hapat e radhës drejt formalizimit të këtij bashkëpunimi.