Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, në FIM u organizua kokteji tradicional i fundvitit, ku u mblodh i gjithë stafi akademik si dhe ai administrative për të ndarë së bashku momentet e gëzimit dhe urimet për mbylljen e vitit që po lëmë pas.
Ky takim shërbeu si një mundësi e veçantë për të reflektuar mbi punën, përpjekjet dhe arritjet e realizuara gjatë vitit, si dhe mbi sfidat e kapërcyera me përkushtim dhe bashkëpunim. Me këtë rast, decani i FIM, prof. Mirlind Bruçi dhe disa profesorë iu drejtuan të pranishmëve me fjalë përshëndetëse, duke shprehur mirënjohje për angazhimin e stafit dhe duke uruar shëndet, harmoni dhe mirëqenie, si dhe duke theksuar rëndësinë e frymës së ekipit dhe kontributit të secilit në sukseset e përbashkëta.
Bisedat miqësore dhe atmosfera pozitive krijuan një hapësirë të këndshme për të ndalur për pak çaste nga ritmi i përditshëm i punës dhe për të festuar së bashku, me mirënjohje dhe optimizëm si dhe me dëshirën për të nisur mbarë vitin e ardhshëm 2026.
