FIM drejt bashkëpunimit me kompaninë ENTERNET

19 Dhjetor 2025
SHARE

Dekani i Fakultetit FIM, Prof. Mirlind Bruçi, sot priti në zyrën e tij përfaqësuesit e kompanisë ENTERNET, me të cilët u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet fakultetit dhe biznesit. ENTERNET, kompani e themeluar në vitin 2008, ofron shërbime të shitjes dhe mirëmbajtjes së pajisjeve elektronike fiskale dhe pajisjeve përcjellëse në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Kompania operon në shtatë qendra (Prishtinë, Prizren, Pejë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjakovë dhe Gjilan) dhe ka një staf të trajnuar e të certifikuar prej 25 teknikësh të autorizuar, si operator i licencuar për pajisje fiskale.

Gjatë takimit u dakordua që javën e ardhshme të formalizohet një marrëveshje bashkëpunimi, e cila do të fokusohet në praktikat profesionale për studentët e FIM-it, bashkëpunimin në projekte të përbashkëta, si dhe shkëmbimin e njohurive dhe përvojave profesionale për avancimin akademik dhe afrimin e studentëve me tregun e punës.