Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike pret ekspertë ndërkombëtarë nga fusha e energjisë

19 Dhjetor 2025
SHARE

Sot, në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Prishtinë, Dekani Prof. Mirlind Bruçi priti në zyrën e tij ekspertë nga fusha e energjisë dhe elektroteknikës nga Jordania dhe Dubai.

Gjatë një bashkëbisedimi të frytshëm me z. Hashem Alshawabkeh që vepron në Gjermani, Gjeorgji, Jordani dhe vende të tjera të botës, si dhe me z. Sultan Alshawabkeh nga Dubai, që të dy ekspertë nga fusha e energjisëu diskutua mundësia e vendosjes së bashkëpunimit dhe shkëmbimit të stafit akademik dhe studentëve me kompaninë Ferngas në Gjeorgji.

Mysafirët u njoftuan me potencialin e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në Prishtinë, përfshirë kapacitetet akademike të personelit dhe studentëve, infrastrukturën laboratorike, si dhe resurset tjera mbështetëse që ofron Fakulteti.