Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës kanë arritur dy pozitat e para në garën Energy Saving Hackathon, të organizuar nga Innovation Centre Kosovo (ICK) dhe të sponsorizuar nga LuxDev, përfaqësuese e popullit të Luksemburgut.
Urime ekipeve fituese të "Energy Saving Hackathon" dhe të gjithë pjesëmarrëve dhe mentorëve për punën dhe angazhimin.
Anisa Haliti, Drin Duka, Drit Krasniqi, Rona Meha, Eronita Jasiqi, Albiana Blakaj, Eris Bulliqi, Lum Bulliqi, dhe Atdhe Bulliqi.
Ky aktivitet u mbështet nga projekti “Shkathtësi për punësim të qëndrueshëm në Kosovë”, i financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut, dhe i cili zbatohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, dhe LuxDev – Agjencia për Bashkëpunim Zhvillimor e Luksemburgut.
Shpërblimet janë:
Tech Tonics (€4,000)
GreenDuo (€3,000)
Fixort (€2,000)
Në garë morën pjesë dhjetëra ekipe studentësh nga universitete të ndryshme, ndërsa stafi akademik i FIM-it, në përbërje Prof.Asst. Bukurije Hoxha, Dr. Asst. Dr. Blerina Bylykbashi dhe Asst. Dr. Arlinda Bresa, kontribuoi me ligjerata dhe jurinë vlerësuese si dhe mentorimin e grupeve garuese.





