Takim i rëndësishëm bashkëpunimi në mes të FIM dhe Fakultetit të Inxhinierisë të Universitetit Niğde Ömer Halisdemir

11 Nëntor 2025
SHARE

Në ambientet e Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, sot u mbajt një takim konsultativ ndërmjet dekanit, prof. Mirlind Bruçi, së bashku me stafin e tij dhe një delegacioni në përbërje nga profesorët; dekan prof. Murat Barut, prodekan prof. Metin Hakan Severcan dhe prodekan prof. Mehmet Nadir Kurnaz nga Fakulteti i Inxhinierisë të Universitetit Niğde Ömer Halisdemir, Turqi.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i mundësive të bashkëpunimit akademik dhe kërkimor ndërkombëtar në kuadër të projekteve të përbashkëta. Dekani Bruçi shfaqi gatishmërinë e fakultetit për të zhvilluar partneritete të reja, ndërsa delegacioni nga Niğde paraqiti përvojat dhe kapacitetet e tyre në fushën e inxhinierisë.

Në fund të takimit u ra dakord që të hartohet një memorandum mirëkuptimi ndërmjet dy institucioneve, me qëllim të zhvillimit të shkëmbimeve studentore, bashkëpunimit në kërkime dhe aplikimit të projekteve të përbashkëta në programet ndërkombëtare.

Ky takim shënon një hap pozitiv drejt thellimit të lidhjeve ndërmjet universiteteve tona dhe zgjerimit të mundësive për studentë e staf akademik për fitimin e eksperiencave të reja jashtë vendit.