Në kuadër të Ditës së Fakultetit, u mbajt Mbrëmja Studentore 2025, një aktivitet i dedikuar studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, që bashkoi studentë, alumni dhe kompani në një atmosferë bashkëpunuese dhe argëtuese.
Programi përfshiu:
- Mini-panairin e punës “Meet your future team player”, ku kompanitë prezantuan mundësi bashkëpunimi dhe u njoftuan me studentët,
- Lojën e rrjetëzimit, që krijoi hapësirë për njohje për zgjidhjen e një sfide argëtuese, dhe
- Kuizin Trivia, pjesën më të pëlqyer të mbrëmjes, ku studentët garuan për titullin “Human Wikipedia”.
🏆 Fituesit e Kuizit Trivia:
1️⃣ Fiton Ibrahimi
2️⃣ Vlera Hyla
3️⃣ Flamur Sejdiu
Fakulteti falënderon sponsorin Boson Electronics për mbështetjen, dhe Loging Electronics për kontributin, si dhe kompanitë pjesëmarrëse në mini-panairin e punës: Innovation Centre Kosovo, KODE Labs, FRONT LLC, NDT Albania dhe TREDint GROUP L.L.C.
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit, menaxhmentin e fakultetit, dhe organizatorët e sfidave Mechathon dhe Trivia, Fatjon Beqa dhe Arlinda Bresa për energjinë dhe përkushtimin e treguar.
💬 Mbrëmja Studentore 2025 shënon fillimin e një tradite të re që ndërthur mësimin me argëtimin dhe inxhinierinë me kreativitetin.















