Mechathon 2025: Inxhinieri për një të Ardhme të Qëndrueshme – Një Festë e Inovacionit dhe Kreativitetit!

03 Nëntor 2025
SHARE

Në kuadër të Ditës së Fakultetit, që shënoi 58 vjetorin e Fakultetit tonë, u organizua Mechathon 2025, një sfidë studentore e krijuar për të nxitur idetë kreative dhe punën ekipore drejt një të ardhme të qëndrueshme.

Shtatë ekipe studentësh prezantuan ide konceptuale inovative në fusha si energjia e gjelbër, burimet e ripërtëritshme, transporti i qëndrueshëm, inteligjenca artificiale, ekonomia qarkore, prodhimi i qëndrueshëm dhe ndërtesat e mençura, duke dëshmuar si kreativitet ashtu edhe aftësi teknike. Ishte një paraqitje frymëzuese e asaj që gjenerata e ardhshme e inxhinierëve mund të arrijë.

🏆 Fituesit e Mechathon 2025:
🥇 Vendi i parë: TechTonics — Anisa Haliti, Drin Duka, Drit Krasniqi, Jon Tahiri
🥈 Vendi i dytë: MechaMinds — Rona Meha, Vlera Hyla, Almir Thaqi, Begatim Berisha, Altin Rrahmani
🥉 Vendi i tretë: Lotusat — Bleona Behramaj, Leonita Hyseni, Polat Ismajli, Eni Sahatqija

Një falënderim i veçantë i shkon jurisë për vlerësimin objektiv dhe diskutimet konstruktive: Prof. Riad Ramadani, Prof. Ramadan Duraku, Prof. Ferit Idrizi, Prof. Xhevahir Bajrami, Prof. Drilon Meha, Prof. Dhuratë Hyseni dhe Prof. Nora Sadiku-Dushi.
Gjithashtu, falënderim të veçantë për mentorët Fatjon Beqa, Arlinda Bresa, Lum Rexha, Andi Gashi, Fitore Basholli dhe Drin Krasniqi, për përkushtimin dhe entuziazmin e treguar në udhëheqjen e ekipeve.

👏 Falënderojmë sponsorin WBS LLC (Artan Kurteshi) për mbështetjen e çmimeve të Mechathon 2025!

🌟 Mechathon 2025 na tregoi se e ardhmja e inxhinierisë mekanike është në duar të sigurta, kreative dhe ambicioze.