PËRFAQËSIMI I FAKULTETIT TË INXHINIERISË MEKANIKE NË KONFERENCËN CIGRE

29 Tetor 2025
SHARE

Me kënaqësi ju njoftojmë se Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike është përfaqësuar në konferencën e tretë (22–24 tetor 2025) të Komitetit Kombëtar CIGRE Kosovë, organizuar në Prishtinë.

Në kuadër të kësaj ngjarjeje me rëndësi për sektorin energjetik, Prodekanja për Çështje Mësimore, Cilësi dhe Çështje të Studentëve, Prof. Asst. Bukurije Hoxha, merr pjesë në panelin me titull:

“Formësimi i Fuqisë Punëtore të së Ardhmes – Perspektiva e Universitetit mbi Tregun e Punës në Sektorin e Energjisë”.

Gjatë këtij paneli, Prof. Hoxha ka theksuar rolin qendror të universiteteve në përgatitjen e kuadrove të rinj për sektorin energjetik, duke evidentuar si pikë kyçe:

  • Nevojën për bashkëpunim të ngushtë ndërmjet akademisë dhe industrisë, për të siguruar që programet akademike të përkojë me kërkesat reale të tregut;
  • Rëndësinë e përshtatjes së kurrikulave me trendet e zhvillimit teknologjik dhe transformimit energjetik, për të përgatitur specialistë që janë të gatshëm për sfidat moderne;
  • Përfshirjen aktive të studentëve në projekte praktike dhe bashkëpunime me kompanitë që punojnë në fushën e energjisë, si pjesë e strategjisë për zhvillim të qëndrueshëm dhe konkurrues në treg.

Ky aktivitet kontribuon në misionin tonë për të rritur cilësinë akademike dhe për të forcuar lejueshmërinë, inovacionin dhe ndërveprimin me sektorin profesional. Pjesëmarrja e Fakultetit në këtë konferencë reflekton angazhimin tonë për të qenë në qendër të zhvillimeve të fushës dhe për të ofruar studentëve një mjedis të avancuar akademik dhe profesional.