Dekani i FIM, Profesor Mirlind Bruçi nderohet me medalje dhe mirënjohje nga Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të Silesian University of Technology në Gliwice, Poloni.

29 Maj 2025
SHARE

Me rastin e 80-vjetorit të themelimit të Universitetit Politeknik Silesian në Gliwice, Poloni, u zhvillua një ceremoni solemne ku morën pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve akademike partnere nga vende të ndryshme.

Në këtë ngjarje të veçantë, Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Civile dhe Mjedisore, Prof.dr. Marcin Adamiak, shprehu mirënjohjen dhe respektin e tij për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe marrëdhëniet miqësore ndërinstitucionale.

Në kuadër të kësaj ceremonie, Prof.dr. Adamiak nderoi me medalje dhe mirënjohje të veçantë Dekanin e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike (FIM), Profesor Mirlind Bruçi. Ky vlerësim u bë në shenjë nderimi për kontributin e profesor Bruçit dhe të institucionit që ai përfaqëson në forcimin e lidhjeve akademike dhe shkencore ndërmjet dy universiteteve.

Gjatë takimit, të dy dekanët dhanë premtime të ndërsjella për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, përfshirë shkëmbimin akademik të studentëve dhe stafit pedagogjik, si dhe pjesëmarrjen në projekte të përbashkëta kërkimore dhe zhvillimore.

Ky akt simbolik përforcon më tej urat e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit Politeknik Silesian dhe Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm arsimor dhe shkencor.