Vizitë Zyrtare e Stafit të FIM-së në Silesian University of Technology në Kuadër të Projektit SynAM – Horizon MSCA

28 Maj 2025
SHARE

Në kuadër të projektit SynAM – Horizon MSCA, stafi akademik nga Universiteti i Prishtinës po merr pjesë në aktivitetet e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të Silesian University of Technology në Gliwice, Poloni.

Pjesëmarrës në këtë vizitë janë: koordinatori i projektit për Kosovë, Prof. Afrim Gjelaj; Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike Prof.Mirlind Bruçi; Anëtar i Këshillit Drejtues të UP-së Ass Rifat Krasniqi; Prodekani për financa i FIM, Prof. Xhevahir Bajrami; si dhe Shefi i Departamentit të Komunikacionit në FIM, Prof. Gëzim Hoxha.

Përveç takimeve të tjera të rëndësishme, veçanërisht duhet theksuar takimi me udhëheqësin e projektit SynAM – Horizon MSCA, Prof. Tomasz Tanski. Një tjetër takim i rëndësishëm u zhvillua edhe me dekanin e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të Universitetit Silesian.

Në shenjë respekti dhe bashkëpunimi të ndërsjellë, Dekani i FIM-it UP u nderua me një mirënjohje nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike i Silesian University of Technology.