Ju informojmë se me datën 15 Maj 2025 (E enjte) do të organizohet punëtori në kuadër të projektit të përbashkët MASHTI – AKKSHI, “Edukimi dhe Menaxhimi i Energjisë në Kampuset Universitare”.
Në këtë punëtori do të prezantohen rezultatet e hulumtimit dhe do të diskutohen mundësitë për reduktimin e ndikimit mjedisor brenda institucioneve akademike dhe do të ketë diskutim të hapur mes prezantuesve si dhe pjesëmarrësve.
Informatat, në vijim:
Lokacioni: Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë- FIM
Regjistrimi i pjesëmarrësve dhe mirëseardhja: 10:00-10:15;
Fjalim përshëndetës nga Dekani i FIM dhe përfaqësues të IAL; & Prezantim i projektit: 10:15-11:00.
Prezantimi i rezultateve të deritanishme të projektit: 11:15-13:00
Përmbyllja me koktej: 13:00.