Më datë 28 Prill 2025, dekani i Fakultetit të Inxhinierisë dhe Menaxhimit (FIM), Mirlind Bruçi, në zyrën e tij, ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Ndërmarrjen Publike të Ngrohtores së Qytetit “Termokos”, në prani të prodekanëve Arlinda Alimehaj Rrecaj, Xhevahir Bajrami dhe drejtorit të institutit të këtij fakulteti, prof. dr. Afrim Gjelaj. Ky memorandum synon zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fushën e energjisë termike dhe qëndrueshmërisë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me sektorin industrial dhe mbështetje në inovacionet që lidhen me përdorimin dhe menaxhimin efikas të energjisë.
Përveç mundësisë së angazhimit të studentëve në praktikë me pagesë, për të zhvilluar aftësitë praktike dhe profesionale, marrëveshja gjithashtu ofron mundësinë e ndarjes së bursave për studentët e FIM. Kjo mbështetje financiare do të kontribuojë në avancimin e tyre akademik dhe profesionist. Gjithashtu, marrëveshja do të sigurojë financim për aktivitete të ndryshme si organizimi i konferencave dhe eventeve të përbashkëta.
Fokusi kryesor i këtyre projekteve do të jetë përmirësimi i proceseve të energjinë termike dhe zgjerimin e kapaciteteve të energjisë termike në kryeqytet.
