Rritet Bashkëpunimi Ndërkombëtar i FIM – Marrëveshje me Universitetin e Selisianit në Poloni

10 Prill 2025
SHARE

Në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe avancimit të shkëmbimeve akademike, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike (FIM) në Universitetin e Prishtinës ka ndërmarrë hapa konkretë drejt një partneriteti të qëndrueshëm me Universitetin e Selisian University of Technology në Poloni  Dr hab. Inz Tomasz Tanski, prof PoISI dhe Dr. Han. Inz Zbigniew Brytan, prof PoISI.

Dekani i FIM-së, Prof. Dr. Mirlind Bruçi, së bashku me Drejtorin e Institutit të FIM-së, Prof. Asoc. Dr. Afrim Gjelaj, zhvilluan një takim frytdhënës me përfaqësues të Universitetit të Selisian. Gjatë këtij takimi, palët diskutuan në mënyrë të detajuar për mundësitë e bashkëpunimit dhe u dakorduan për zhvillimin e programeve të përbashkëta, me fokus të veçantë në shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik.

Kjo marrëveshje synon të forcojë kapacitetet arsimore dhe kërkimore të të dy institucioneve, duke i ofruar studentëve dhe stafit mundësi të reja për përvojë ndërkombëtare, rritje profesionale dhe bashkëpunime kërkimore e sidomos ne projekte Horizon, Erasmus + dhe projekte specifike.

Ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit të FIM-së dhe është dëshmi e përkushtimit të fakultetit për ofrimin e mundësive cilësore arsimore dhe shkencore për studentët dhe stafin e saj.