Dekani i FIM, profesor Mirlind Bruçi priti sot në takim kryetarin e Odës Britanike Tregtare në Kosovë, zotin Bekim Kastrati, ku shpalosën dy anshëm mundësitë e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve.
Përmes një bashkëpunimi të synuar, Oda Tregtare Britanike do të mund të sigurojë mundësi për studentët e FIM që të marrin pjesë në praktika dhe internship-e në kompani të ndryshme të lidhura me industrinë britanike. Kjo do të ndihmonte studentët të fitonin përvojë të vlefshme praktike dhe t’i ndihmonte ata në zhvillimin e aftësive profesionale. Në drejtim të vënies së bashkëpunimit, mes tjerash, palët diskutuan për mundësinë që Oda Tregtare Britanike kontribuojë në lidhjen e studentëve dhe diplomuarve të FIM me mundësi punësimi në kompani të ndryshme britanike dhe ato të lidhura me industrinë britanike në Kosovë. Pjesëmarrësit mund të kenë mundësi të lidhin marrëdhënie të drejtpërdrejta me këto kompani për të krijuar mundësi punësimi ose për të zhvilluar mundësi të tjera profesionale.