Vizita e Kryeshefit Ekzekutiv të KOSTT në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike

15 Korrik 2024
SHARE

Një ekip i kryesuar nga Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT, z. Evetar Zeqiri, realizoi një vizitë të rëndësishme në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike (FIM) në Prishtinë. Kjo vizitë kishte për qëllim forcimin e lidhjeve mes industrisë dhe akademisë, si dhe eksplorimin e mundësive për bashkëpunim në fusha të ndryshme.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e KOSTT dhe Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike zhvilluan diskutime të frytshme që çuan në arritjen dhe dakordimin e bashkëpunimit në disa pika:

  1. Testimi i makinave dhe pajisjeve;
  2. Bashkëpunimi në projekte të veçanta;
  3. Ofrimi i konsulencës së ndërsjellë profesionale;
  4. Involvimin e studentëve në punë praktike dhe bursa për studentët.

Kjo vizitë shënojnë një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit të ngushtë mes KOSTT dhe Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike. Të dy palët shprehen të përkushtuara për të punuar së bashku në realizimin e këtyre objektivave dhe për të kontribuar në zhvillimin e sektorit të inxhinierisë në Kosovë.