Bashkohuni me ne në Panairin e përgjithshëm 2024 nga Oda Ekonomike e Kosovës

25 Maj 2024
SHARE

Të nderuar Studentë,

Me kënaqësi ftoheni të merrni pjesë në Panairin e përgjithshëm 2024, i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosoves. Ky panair do të mbledhë shumë kompani kombëtare dhe ndërkombëtare që mezi presin të takojnë studentë si ju. Njihuni me përfaqësues të kompanive të ndryshme dhe krijoni kontakte të rëndësishme për karrierën tuaj të ardhshme, duke zbuluar mundësi punësimi dhe internshipi. Merrni pjesë në workshope të ndryshme që do të zhvillohen gjatë panairit.

Detajet e Panairit:

Data: 29 deri 31 Maj 2024

Ora: 10:00 deri 18.00

Vendi: Dumnica Business Center

Transporti Autobusi Prishtina Mall ( Orari ne Webfaqe të Odës)

Presim me padurim t'ju shohim atje!

Për më shumë info:

Ftese per studente Panairi 2024 Oda Ekonomike e Kosoves