Trajnimi i mbajtur për PLC Siemens S7-1500 nga FESTO

29 Prill 2024
SHARE

Ju njoftojmë se në datën 25 prill 2024 u mbajt trajnimi për PLC (Kontroll Logjik Programues) Siemens S7-1500 në ambientet e FIM-së. Trajnimi u zhvillua me sukses për një grup prej më shumë se 20 studentëve dhe 10 staf akademik. Tema e trajnimit ishte "Basic training for the MPS Electric Handling Station". Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin e tyre dhe shpresojmë që të kemi trajnime të tjera të suksesshme në të ardhmen. Trajnimi u mbajt nga eksperti ndërkombëtar nga Kompania FESTO.