Me datën 20.03.2023, ora 11.00 në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në Prishtinë, u mbajt takimi i parë informues për mundësinë e bashkëpunimit për një program studimor të përbashkët si Joint Program në fushën e Aviacionit Civil, ndërmjet Fakulteteve të Inxhinierisë Mekanike nga Universiteti Politeknik Torino, Universiteti Politeknik Tiranë dhe Universiteti i Prishtinës respektivisht Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Prishtinë
Në takim ishin Menaxhmentet e Fakulteteve si dhe stafi mësimdhënës:
- Prof. dr. Genti Guxho, Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Tiranë
- Prof. dr. Ahmet Shala, Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Prishtinë
- Prof.dr. Edmondo Minisci, University of Strathclyde Engineering, Angli
Takimi punues lidhur me bashkëpunimit ka për qëllim për zhvillimin e përbashkët të një programi studimor për fushën e Aviacionit Civil.
Në takim ishin edhe pjesëmarrësit tjerë të menaxhmentit, dhe stafit nga Universiteti i Politeknik i Tiranës dhe departamentit të Komunikacionit dhe Transportit, Dr.sc. Parid Alimhillaj, Dr.sc. Arianit Islami, Prof.dr. Rame Likaj, Prof.asoc.dr. Ramadan Mazrekaj, Prof.ass.dr. Arlinda Rrecaj, Phd. Kandidate Rifat Krasniqi.
![](/desk/inc/media/20ADAF08-3D64-4103-A017-72E82FB4C1C8.jpg)
![](/desk/inc/media/645AB764-556A-4526-90FD-41E93A981985.jpg)
![](/desk/inc/media/2A4C6141-3FEB-4271-90D9-7C6162E07EC7.jpg)
![](/desk/inc/media/6870A566-47D0-4ACE-A24F-335CDBEE44E2.jpg)
![](/desk/inc/media/ADA55A6B-20EA-4299-8ED1-D8F1A7C0ED11.jpg)