Universiteti i Prishtinës për herë të parë pjesëmarrës në programin e Shkëmbimit të Stafit në MSCA-Horizon Europe

02 Dhjetor 2023
SHARE

Falë bashkëpunimit disavjeçar me Universitetin Politeknik të Silesias në Poloni, profesori dhe Prodekani për Cilësi dhe Bashkëpunim me Ekonomi në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, ka arritur ta përfshijë në një konsorcium për projektin në fushën e printimit 3D (Additive Manufacturing). 

Projekti synon të zhvillojë të dhëna sistematike të avancuara për teknologjinë e printimit 3D, duke integruar kërkimin dhe inovacionin në dizajnimin e materialeve, prodhimin e pluhurit për 3D printim, optimizimin e procesit dhe trajtimin e sipërfaqes, të cilat janë thelbësore për aplikimet industriale, dhe bazuar në një sistem të dhënash, zhvillimin e pluhurave dhe printimit teknologjitë për lidhjet e avancuara të metaleve me theks të veçantë në kontrollin e strukturës dhe vetive të materialeve të prodhuara nga teknologjia aditive. 

Për ta shënuar këtë arritje të rëndësishme për universitetin, rektori Qerimi priti në takim profesorin Afrim Gjelaj. Rektori shprehu konsideratat më të larta për arritjen dhe e konsideroi si pikënisje për një faze të re të kërkimit shkencor të avancuar dhe mobilitetit akademik të bazuar në projekte kërkimore. 

Në takim të pranishëm ishin kryesuesi i KD-së, z. Altin Sahiti, znj. Qamile Sinanaj, koordinatore për programin Horizon Europe në MASHT, si dhe profesor Gentrit Berisha, Pikë Kombëtare e Kontaktit për projektet MSCA. 

Profesori Gjelaj u shpreh tepër i nderuar me vlerësimin dhe shfaqi gatishmërinë e tij dhe bashkëpunëtoreve te tij për të ndihmuar edhe më tepër në rritjen e cilësisë së kërkimit shkencor në Universitetin e Prishtinës.