Delegacioni i Universitetit të Prishtinës merr pjesë në përurimin e rrugës Ismail Qemali në Staten Island, Nju Jork

20 Qershor 2023
SHARE

Me ftesë të asamblistit David M. Carr të shtetit të Nju Jorkut, delegacioni i Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina", anëtari i Këshillit Drejtues, z. Rifat Krasniqi  dhe drejtori i personelit në universitet, z. Fidan Hamiti  - mori pjesë në ceremoninë e vënies së themelit të rrugës Ismail Qemali në Staten Island, Nju Jork.

Në kuadër të këtyre takimeve, asambleja e shtetit në Nju Jork, përveç delegacionit pjesëmarrës në Staten Island, z. Krasniqi dhe z. Hamiti, vlerësoi me mirënjohje dhe rektorin e Universitetit të Prishtinës, dr. Qerimi Qerimi. Mirënjohjet citohen si më poshtë:

Në shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë për komunitetin amerikan dhe shqiptar si një individ i shquar, nga z. Sam Pirozzolo, asambleist i shtetit të Nju Jorkut”.

Përveç përurimit të rrugës Ismail Qemaili, delegacioni i Universitetit të Prishtinës është takuar edhe me anëtarët e asamblesë të shtetit të Nju Jorkut, si dhe përfaqësues të shoqatave shqiptare në Amerikë, gjatë një sërë takimesh.

Në kuadër të takimeve, delegacioni i Universitetit të Prishtinës u takua edhe me ambasadorin William G. Walker.

Prania e delegacionit të Universitetit të Prishtinës në manifestimin e inaugurimit të rrugës Ismail Qemali shënoi një mundësi të rëndësishme për lidhje akademike dhe kulturore mes dy vendeve dhe avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.