Projekte të studenëtve - Aplikimi i teknikave “SMART” për kontrollin dhe menaxhimin e trafikut të motorizuar, lëvizjeve aktive dhe parkingjeve

01 Shkurt 2023
SHARE

Studentët e Departamentit  të Komunikacionit: Amisa Bejta, Florjana Osmanaj, Eltrit Rama, Flori Cikaqi dhe Erijon Topallaj, në kuadër të lëndës Kontrolli Automatik në Trafik dhe Transport, në udhëheqjen e Prof. Ass. Dr. Gëzim Hoxha, prezantuan prototipet e ndërtuara me anë të  teknikave “SMART” për kontrollin dhe menaxhimin e trafikut të motorizuar, lëvizjeve aktive dhe parkingjeve.

Përmes këtyre prototipeve (të cilat mund të jenë të aplikueshme në praktikë), duke përfshirë aplikimin e senzorëve dhe kontrollerit të programueshëm PLC,   janë realizuar koncepte të ndryshme për menaxhimin  e trafikut sipas kërkesave reale për lëvizje.

Objektivat e  realizuara përmes këtyre punimeve  përfshijnë:

  1. Menaxhimin e trafikut me kualitet më të lartë duke përshtatur dhe programuar kontrollorët sipas kërkesave reale për lëvizje nga degët e ndryshme të kryqëzimit.
  2. Caktimin e prioriteteve të lëvizjeve dhe kohëzgjatjes së intervaleve të gjelbra në parimin e dhënies përparësi (në kohë reale), drejtimeve të lëvizjes me densitet më të lartë.
  3. Mobilitet të qëndrueshëm për trafikun emotorizuar dhe lëvizjet aktive.
  4. Zvogëlimin e vonesavekohore në kryqëzime.
  5. Përmirësimin e nivelit të sigurisë.