
Arlinda Elezi, studente në vitin e fundit në nivelin master në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në drejtimin Prodhimtari dhe Inxhinieri Industriale me Menaxhment tashmë është staf e KICK Engineering & Manufacturing Kosovo, pjesë e KICK Group (https://kickgroup.de/).
Studimet themelore i ka ndjekur po ashtu në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në të njëjtin drejtim.
Përkushtimin që kisha në studime si në nivelin bachelor ashtu dhe tani në master më kanë përgatitur profesionalisht mjaftueshëm për tregun e punës.
Vullneti dhe deshira e madhe për nxënien e dijes kanë qenë pika ime e fortë që pavarësisht sfidave të mos ndalem drejt arritjes së qëllimeve.
Mundësia e ofruar nga kompania KICK Engineering & Manufacturing Kosovo është një bazë e mirë për të zhvilluar karrierën time profesionale në fushën e dizajnit dhe inxhinierisë.
Në fund, dua t'i inkurajoj të gjithë kolegët/et që të angazhohen maksimalisht në studime sepse vetëm në këtë mënyrë do të zhvillohen në aspektin akademik dhe profesional.
Gjithashtu, dua të falënderoj të gjithë personelin akademik të FIM për përkushtimin e tyre në aftësimin dhe përgatitjen e duhur të studentëve në lëmitë më të kërkuara në tregun e punës.