PROGRAMI: KOMUNIKACION DHE TRANSPORT
Në kuadër të Departamentit të Komunikacionit – FIM-së, të Universitetit të Prishtinës, si institucion publik i arsimit të lartë, ofrohen programet e vetme të akredituara shkencore në Kosovë në fushën e inxhinierisë së trafikut dhe transportit, të cilat sigurojnë përgatitje profesionale, zhvillim akademik, avancim në karrierë dhe mundësi reale për punësim.
Programet e komunikacionit dhe transportit janë multidisiplinare të ndërtuara nga katër komponentë kryesorë :
- Inxhinieria e transportit;
- Planifikimi urban dhe mobiliteti urban;
- Sistemet inteligjente të transportit (ITS) dhe teknologjitë “smart”
- Automjetet dhe siguria rrugore.
Në funksion të realizimit të objektivave të Programit të Trafikut dhe Transportit, Departamenti disponon tre laboratorë modernë të pajisur me teknologji bashkëkohore:
1. Laboratori Qendror ofron pajisje dhe infrastrukturë të avancuar për aktivitete shkencore, kërkimore dhe profesionale, duke mbështetur në mënyrë efektive procesin mësimor dhe zhvillimin praktik të studentëve si dhe zhvillimin e projekteve profesionale me industrinë.

2.Laboratori I IT-së dhe Teknologjive të “SMART”
Ky laborator është i dedikuar për realizimin e projekteve profesionale me industrinë dhe atyre kërkimore shkencore me studentët në fushat e aplikimit të Sistemeve Inteligjente të Transportit (ITS) në trafik, kontrollin automatik të trafikut dhe transportit, mobilitetin e mençur, si dhe telematikën rrugore.

3. Laboratori i Inspektimit Teknik të Automjeteve, i cili shërben për zhvillimin e aktiviteteve profesionale, kërkimore-shkencore nga fusha e automjeteve dhe siguria rrugore.

Studentët në fushën e Inxhinierisë së Trafikut dhe Transportit kanë mundësi të jashtëzakonshme për përfitimin të bursave nga Ministria e Arsimit dhe Universiteti i Prishtinës, si dhe mundësi për t’u bërë pjesë e programeve ndërkombëtare Erasmus+ dhe projekteve të tjera ndërkombëtare që zhvillohen nga Departamenti i Komunikacionit.
Perspektiva e studentit në Komunikacion dhe Transport përfshin një gamë të gjerë te mundësive për punësim në institucione publike dhe private, si dhe vetëpunësim përmes zhvillimit dhe realizimit të projekteve profesionale.
Fushat kryesore të punësimit dhe zhvillimit profesional përfshijnë:
- Implementimin e teknologjive “smart” dhe sistemeve inteligjente të transportit (ITS) për zgjidhjen e problemeve praktike në trafik dhe transport;
- Projektimin e sinjalistikës rrugore;
- Kryerjen e auditimeve dhe inspektimeve të sigurisë rrugore;
- Projektimin, analizën dhe vlerësimin e infrastrukturës rrugore, duke mbështetur institucionet publike dhe kompanitë private në zhvillimin e rrugëve dhe autostradave të sigurta dhe efikase;
- Konsulencë profesionale në fushën e transportit, trafikut dhe logjistikës;
- Hartimin dhe implementimin e Planeve të Lëvizshmërisë së Qëndrueshme Urbane (SUMP);
- Përgatitjen e studimeve mbi ndikimin mjedisor të sistemeve të transportit;
- Analiza dhe studime të avancuara në fushën e sigurisë rrugore;
- Inspektime profesionale në komunikacionin rrugor dhe vlerësim të masave të sigurisë;
- Planifikim urban dhe integrim i sistemeve të transportit në zhvillimin hapësinor;
- Projektim, zhvillim dhe implementim i sistemeve inteligjente të transportit (ITS) në praktikë;
- Përgatitjen e bazave teknike dhe profesionale për planifikim hapësinor dhe urban;
- Hartimin e programeve operative për funksionimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të transportit;
- Planifikimin, projektimin dhe menaxhimin e infrastrukturës së transportit;
- Vlerësimin, mbikëqyrjen dhe kontrollin e punimeve ndërtimore, rikonstruktimit dhe mirëmbajtjes së rrugëve, objekteve të komunikacionit, sinjalistikës rrugore dhe pajisjeve të trafikut;
- Këshillim dhe asistencë teknike (konsulencë profesionale) në fushën e trafikut dhe transportit;
- Trajnim profesional dhe zhvillim i kapaciteteve në teknologjitë bashkëkohore të trafikut dhe transportit.
#BËHU PJESË E INXHINIERËVE TË ARDHSHËM!
#BËHU PJESË E UNIVERITETIT TË PRISHTINËS!
#STUDIO NË DEPARTAMENTIN E KOMUNIKACIONIT!