Njoftim për Ligjëratë Publike – Ftesë për Pjesëmarrje

01 Qershor 2026
SHARE

Ju njoftojmë se Fakulteti i Ekonomise i Universitetit të Prishtinës, në bashkëpunim me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, organizon ligjëratën publike me temë:

“Vlerësimi i Stabilitetit Financiar Global: Ku qëndrojmë?”

Ligjërata do të mbahet nga:

  • Tobias Adrian, Drejtor i Departamentit për Tregje Monetare dhe të Kapitalit dhe Kryekëshilltar Financiar në Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN)
  • Ahmet Ismaili, Guvernator i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës

 Data: E enjte, 4 qershor 2026
 Ora: 10:30 – 11:30
 Vendi: Amfiteatri i Madh, Fakulteti i Ekonomise, Universiteti i Prishtinës

Kjo ligjëratë paraqet një mundësi të veçantë për studentët dhe stafin akademik që të dëgjojnë nga ekspertë të nivelit të lartë ndërkombëtar mbi zhvillimet globale financiare, stabilitetin financiar dhe sfidat aktuale të sektorit financiar.