Nga data 25–27 maj 2026, në Gliwice të Polonisë, u mbajt konventa Evropiane e dekanëve të inxhinierisë “European Convention of Engineering Deans 2026”.
Tema e këtij viti ishte “Inxhinieria e tranzicionit qarkor: e ardhme digjitale, e qëndrueshme dhe e përqendruar te njeriu”, pasqyroi nevojën gjithnjë në rritje që arsimi në fushën e inxhinierisë të mbështesë tranzicionin e Evropës drejt qëndrueshmërisë, transformimit digjital dhe lidershipit të orientuar kah njeriu.
Konventa u organizua nga SEFI - European Society for Engineering Education dhe mblodhi liderë akademikë, partnerë nga industria, studentë dhe përfaqësues institucionalë nga më shumë se 20 shtete evropiane, si dhe nga Nigeria dhe Kazakistani.
Misioni i SEFI është të avancojë dhe fuqizojë arsimin në fushën e inxhinierisë në Evropë përmes promovimit të cilësisë në mësimdhënie, hulumtim, inovacion dhe bashkëpunimit ndërkombëtar ndërmjet institucioneve akademike, industrisë dhe shoqërisë.
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike u përfaqësua nga Dekani Prof. Mirlind Bruçi në këtë konventë dhe udhëhoqi sesionin me temën: “Navigating Strategic Priorities under Increasing Complexity”, ku u diskutuan sfidat dhe prioritetet strategjike të institucioneve të arsimit të lartë në një mjedis gjithnjë e më kompleks dhe dinamik.
Institucionet akademike që do të kenë avantazh në tranzicionin global janë ato që investojnë dhe përgatiten më herët për këtë transformim, duke integruar ngushtë industrinë në procesin akademik dhe duke siguruar që studentët e diplomuar të jenë të gatshëm për tregun e punës që nga dita e parë.



