Sot, në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike (FIM), Dekani Prof. Mirlind Bruqi, së bashku me Prodekanin Xhevahir Bajrami, pritën në një takim zyrtar një delegacion të përbërë nga përfaqësues të institucioneve të ndryshme të nivelit qendror dhe akademik: z. Tienmu Ma, këshilltar i Kryeministrit të vendit; znj. Rina Mehana, këshilltare juridike në Rektoratit të UP-së; si dhe znj. Donike Kastrati, këshilltare politike për çështje ligjore në Ministrinë e Arsimit.
Ky takim shërbeu si një platformë për diskutime të thella me emërues të përbashkët, duke u përqendruar në rritjen e cilësisë akademike, avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, ngritjen profesionale dhe zhvillimin e akademisë politike. Një pikë e veçantë e diskutimit ishte edhe bashkëpunimi në projekte të përbashkëta, me qëllim konkretizimin e ideve dhe iniciativave që fuqizojnë lidhjen mes politikëbërjes dhe arsimit.
Gjithashtu, u theksua nevoja për një angazhim më të madh të qarqeve politike në përkrahjen dhe zhvillimin e arsimit të lartë në Kosovë, duke reflektuar kështu vullnetin institucional për reforma substanciale dhe qëndrueshmëri akademike.