Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, profesor Mirlind Bruçi, për nder të festës së 8 Marsit, ftoi në zyren e tij të gjitha punonjëset e fakultetit, si nga radhet e stafit akademik ashtu edhe nga ai administrativ. Gjatë kësaj ngjarjeje, ai i përshëndeti dhe uroi me fjalë mirënjohjehje profesoreshat, asistentet dhe zyrtaret administrative për punën e palodhur që ato bëjnë çdo ditë në avancimin e arsimimit të brezave të rinj dhe në forcimin e integritetit të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike. Për të shprehur mirënjohjen për kontributin e tyre të vyer, profesori Bruçi u dhuroi çdo njërës prej tyre një dhuratë modeste.