Më 29 prill 2026 ora 11:00, në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, në sallën e konferencave – Qendra e Inovacionit, do të zhvillohet ceremonia solemne e ndarjes së çmimit për arritje jetësore “Prof. Dr. Bashkim Baholli” për Prof. Dr. Arbnor Pajaziti, me rastin e pensionimit të tij në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Prof. Dr. Nexhat Boshnjaku.
Ky çmim ndahet çdo vit për të nderuar personalitetet e shquara që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në themelimin, zhvillimin dhe promovimin e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës. Çmimi “Prof. Dr. Bashkim Baholli” u jepet individëve që kanë arritur suksese të jashtëzakonshme në fushat e tyre profesionale dhe që kanë kontribuar në avancimin e Fakultetit dhe në përparimin e fushës së inxhinierisë mekanike.
Për vitin 2026, ky çmim do ti ndahet Prof. Dr. Arbnor Pajaziti dhe Prof. Dr. Nexhat Boshnjaku, për arritjet e tij të jashtëzakonshme dhe kontributin e pakrahasueshëm që ka dhënë në zhvillimin e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe në avancimin e fushës së inxhinierisë mekanike, të cilat janë të pazëvendësueshme për komunitetin akademik dhe kërkimor.
Çmimi ndahet nga Komisioni i formuar nga Këshilli i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, i cili ka vendosur që Prof. Dr. Arbnor Pajaziti dhe Prof. Dr. Nexhat Boshnjaku të nderohet me këtë mirënjohje për arritje jetësore.
Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme dhe të festoni së bashku këtë moment të veçantë të karrierës së Prof. Dr. Arbnor Pajaziti dhe Prof. Dr. Nexhat Boshnjaku.
Agjenda