Prof.Ass.Dr. Bukurije Hoxha

Prof.Ass.Dr. Bukurije Hoxha

Prodekani për Çështje Mësimore, Cilësi dhe Çështje të Studentëve

Nr.kontaktues:

+38338552126

Bukurije Hoxha ka mbaruar studimet themelore, master dhe ato të doktoraturës në kohë rekorde në një fushë mjaftë inovative siç është energjia e erës. Aktualisht mban titullin akademik Prof. Ass. në Departmentin e Termoenergjetikës dhe Energjisë së Ripërtëritshme të FIM. Ka publikuar dhjetëra artikuj shkencor në revista prestigjioze si dhe ka marrë pjesë dhe udhëhequr konferenca ndërkombëtare e vendore. Ka udhëhequr projekte të shumta dhe aktualisht është në zhvillim të projektit të fituar nga UPHP.

Prof. Ass Bukurije Hoxha është përgjegjës për programet akademike dhe cilësinë e arsimit në fakultet, për organizimin dhe menaxhimin e programeve të praktikës, duke siguruar që  studentët të kenë  mundësi të vlefshme për përvojë praktike gjatë studimeve të tyre. Ajo është kontakti kryesor për çdo pyetje lidhur me kurset dhe programet akademike. Mbështet nevojat tuaja akademike dhe ndihmon studentët në çdo çështje që lidhet me përvojën  studentore, përfshirë këtu edhe çështjet e mirëqenies dhe aktivitetet ekstrakurrikulare.

Është fituese e çmimit stimulues nga lëmi i shkencave të natyrës prej Akademisë së Shkencave dhe e Arteve të Kosovës (ASHAK), për  të arritura të larta gjatë karrierës së deritanishme të saj, duke u bazuar në planin strategjik të ASHAK-ut